Amerika

“Hillary Clinton do të ketë vdekur brenda një viti”?

Ky lajm është përhapur me shpejtësi nëpër mediat botërore. John Jaggers, një zyrtar amerikan që drejton fushatën presidenciale të Donald Trump, është shprehur se, kandidatja demokrate Hillary Clinton brenda një viti do të ketë vdekur.

Ai pretendon se, Clinton vuan nga një sëmundje dhe është shumë e sëmurë.

Këto pretendime ai i bazon gjatë vizitës së Hillary në ishullin e Nantucket, në Massachusetts të SHBA, e cila kishte veshur një pallto të gjatë.

“Sa prej jush do të vishnin një pallto leshi në gusht? Gruaja që kërkon të jetë Presidentja e parë femër e SHBA vesh një pallto leshi. A keni pyetur ndonjëherë veten pse…?”,- është shprehur Jaggers.

Kjo ka qenë arsyeja pse njëri prej drejtuesve të fushatës së Trump ka thënë se, kandidatja demokrate vuan nga një sëmundje dhe do të ndërrojë jetë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button