Ekonomia

Shqipëria në vend të parë për rritje të remitancave

Shqipëria ishte i vetmi vend i Europës dhe Azisë Qendrore që pa rritje të lartë të të ardhurave nga emigrantët me 8% në vitin 2015. Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore, norma e rritjes së remitancave për vendet në zhvillim ka rënë nga 3.2% në vitin 2014 në 0.4% në vitin 2015.

Ekspertë vendas e lidhin faktin e rritjes së remitancave për Shqipërinë me rritjen e numrit të emigrantëve jashtë vendit sidomos më 2015. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë. Shqiptarët u renditën të dytët pas sirianëve për numrin e azilkërkuesve në Gjermani vitin e kaluar.

Ndërsa për vendet e tjera në zhvillim të Europës dhe Azisë, Banka Botërore e lidh ngadalësimin e remitancave me dobësisë ekonomike që po kalojnë vendet e mëdha nga burojnë dërgesat.
Arsyet kryesore lidhen me çmimet e dobëta të naftës dhe nënçmimit të monedhave në shumë vende që janë burim i dërgesave.

Banka Botërore parashikon se remitancat drejt vendeve në zhvillim pritet të rritet me rreth 4% në vit në 2016-‘17. Por ky parashikim rrezikohet nëse dobësitë e çmimeve të naftës vazhdojnë në vendet e OPEC.
Gjithashtu, zgjerimi i vazhdueshëm i tregut të zi dhe imponimi i kontrolleve të kapitalit mund të kufizojë hyrjet formale të dërgesave në disa vende.

Kostoja mesatare globale e dërgimit e 200 dollarëve ishte rreth 7.4% në tremujorin e katërt të 2015, ose 0.6 pikë përqindje më pak se në fund të vitit 2014. Dërgesat në Afrikë mbeten me koston më të lartë, me 9.5% të vlerës.

Krizat e refugjatëve në mbarë botën kanë rritur numrin e emigrantëve. Konflikti në Siri ka rritur numrin e refugjatëve në vendet fqinje Turqi, Liban dhe Jordani dhe kohët e fundit, edhe në Europë.
Me interes të veçantë është fakti se rreth 36% e refugjatëve të fundit në Europë janë fëmijë. Ndërsa vëmendja është në Europë, lëvizjet e reja refugjatëve janë gjithashtu duke u zhvilluar në pjesë të tjera të botës.

Migrimi dhe remitancat ka ndihmuar në përballjen e vendeve të varfra me fatkeqësitë natyrore dhe epidemitë. Diaspora ka ndihmuar njerëzit e prekur nga fatkeqësitë duke dërguar më shumë para në shtëpi.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore më shumë se 250 milionë njerëz, ose 3.4% e popullsisë së botës, jetojnë jashtë vendeve të tyre e lindjes.
Meksikë-Shtetet e Bashkuara është korridori më madh i emigrimit në botë, ndjekur nga Rusi- Ukraina, dhe Bangladesh-Indi.

Vendet me destinacionin më të lartë të emigrantëve janë SHBA të ndjekur nga Arabia Saudite, Gjermania dhe Rusia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button