Politika

Shehu: Po ju percjell porosinë e Bashës se do bëjmë rrugën e Arbrit

Kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu, u takua me banorë të Zall Dardhës, ku i premtoi banorëve shtrimin e rrugës që lidhet më Peshkopinë, si dhe u percolli  porosinë e kryetarit të PD-së, Basha, për t’ju premtuar dibranëve se do bëjmë rrugën e Arbrit.

Pas shqetësimit të banorëve për mungesë investimesh, Shehu e vuri theksoi te rastin i shëtitores së Dibrës ku, sipas tij, po harxhohen miliona dollarë në prag zgjedhjesh dhe për t’u hedhur hi syve dibranëve. “Me lekët e atyre 800 metrateve të bulevardit të Peshkopisë, duhej të ishin bërë 40 rrugë asfalti”, tha Shehu.

Po ashtu, Shehu theksoi se Dibra ka një potencial të madh turistik, qe  me investime mund të kthehet në burim të ardhurash, punësimi dhe mirëqënie për banorët e zonës.

“Turizmi kërkon projekte të mëdha. Por, zgjidhja më e madhe do të jetë rruga e Arbërit. Kryetari Basha kur ma ngarkoi këtë detyrë ne tha: Ne do të bëjmë rrugën e Arbërit”, tha  kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës,  Sherefedin Shehu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button