Teknologji

‘Scam’ financiar në Instagram

Në Instagram qarkullon prej kohësh një ‘scam’ që shënjestron vetëm personat që ndjekin në këtë platformë sociale institucione të ndryshime financiare.

Sapo shtypet butoni “ndiq” në një institucion financiar, menjëherë në ‘inbox’ personal mbërrin një mesazh që “pasi të përshëndet, të fton nëse je i interesuar që të bësh më shumë para”.

Sipas ZeroFox, një kompani sigurie e specializuar për rrjetet sociale, janë më shumë se 2 milionë postime publike të këtij lloji, mashtrime që ftojnë përdoruesit që t’u japin akses tek paratë e tyre me premtimin e shumëfishimit sipas një “skeme që vetëm ata e dinë”.

Ekspertët thonë se ajo që është më shumë shqetësuese është fakti se inxhinierët e Instagram janë në dijeni prej kohësh për këtë ‘scam’, por ende nuk kanë mundur që ta largojnë atë nga platforma.

Instagram është rrjeti më i madh social i shpërndarjes së fotografive dhe pak muaj më parë festoi 500 milionë anëtarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button