Home / Teknologji / Apple akuzohet për ‘sëmundjen e ekranit’

Apple akuzohet për ‘sëmundjen e ekranit’

Apple akuzohet se ka dështuar në riparimin e një anomalie tek modelet iPhone 6 dhe 6S, që njerr jashtë kontrollit prekjen mbi ekran.

‘Anomalia’ është zbuluar një specialist i iFixit, i cili publikoi në blog një analizë të gjatë të të gjithë problemit. Ai sugjeron se shkaku janë dy çipet që rrezikojnë të shkëputen nga qarku i pajisje me kalimin e kohës.

Vetë Apple nuk ka komentuar ende për pretendimet në fjalë, ndërkohë që ekspertë të tjerë të teknologjisë thonë se është e pamundur të flitet pa u mësuar më parë sesa pajisje janë të prekura nga kjo, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një problem të përhapur apo të izoluar.

iFixit pretendon se janë me qindra pajisjet 6S që janë të prekura nga kjo avari, që e ka quajtur “sëmundja e touch-it”, ndërsa problemi duket më pak i përhapur tek modelet 6.

Leave a Reply

%d bloggers like this: