Home / Presidenciale / Ngjarja në Martanesh-Nishani: Të rritet siguria në miniera

Ngjarja në Martanesh-Nishani: Të rritet siguria në miniera

2901-Presidenti-i-Republikes-Bujar-Nishani-pret-sportistet-qe-do-te-marrin-pjese-ne-lojrat-olimpike-ne-Sochi-Rusi-Foto-Agim-Dobi-1-461x350 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes një mesazhi ngushëllimi, shprehu pikëllimin për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Minierën e Fushë Lopës, në Martanesh, ku humbën jetën dy minatorë. Në mesazhin e tij, Presidenti i kërkon autoriteteve që të punojnë për rritjen e sigurisë fizike në miniera.
“Jam i pikëlluar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Minierën e Fushë Lopës, në Martanesh ku fatkeqësisht humbën jetën dy minatorë, është një lajm i hidhur dhe tronditës jo vetëm për zonën, por për mbarë vendin! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimave, u gjendem pranë në këto momente kaq të vështira, duke u lutur bashkë me ta që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar”, citohet mesazhi i Kreut të shtetit.
Njëkohësisht, Presidenti kërkon nga autoritetet qendrore të punojnë pa u ndalur për rritjen e sigurisë fizike të minatorëve, si dhe për shtimin e kujdesit social ndaj familjëve të kësaj kategorie që shpesh janë ballafaquar me rreziqe të larta, deri në humbjen e jetëve të të dashurve të tyre, shkruan z. Nishani.

Leave a Reply

%d bloggers like this: