Teknologji

Zhvillimi i fundit i teknologjisë, karikoni celularin përmes djersitjes

639166152_thlTë djersish në palestër është tejet e shëndetshme, por a do ta besonit nëse do t’ju thonim se tashmë do të jetë tërësisht e mundur të karikoni celularin nëpërmjet djersitjes? Kjo është pikërisht ajo çfarë synohet të bëhet nëpërmjet biobaterive, të vendosura në trup. Disa studiues në Universitetin e Kalifornisë në San Diego kanë paraqitur një aparat të shpikur prej tyre, i cili është i aftë të monitorojë parametrat jetësorë të një personi dhe të prodhojë në të njëjtën kohë energji, nëpërmjet acidit laktik që ndodhet tek djersa e njeriut. Pajisja ka një sensor, i cili aplikohet përkohësisht, si të ishte një tatuazh mbi trupin e një personi. Në brendësi të sensorit ndodhet një enzimë, e aftë të tërheqë elektronet që ndodhen tek acidi laktik që ndodhet tek djersa e trupit të njeriut dhe ta shndërrojë atë në energji. Momentalisht, pajisja teknologjike është testuar dhe ka qenë e aftë të prodhojë energji për dritat LED, por në të ardhmen do të mund të karikojë edhe bateritë e celularëve. Sasia maksimale që kërkuesit kanë mundur të prodhojnë nga një person, ka qenë 70 micro Watt për centimetër katror të lëkurës. Kërkuesit e pranojnë se nuk është ndonjë sasi shumë e madhe, por thonë se janë duke punuar për të përmirësuar rendimentin. “Pas disa vitesh, mbase do të mund të karikojmë celularët nëpërmjet djersës sonë”, është shprehur Joseph Wang, përgjegjës dhe drejtues i projektit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button