Home / Teknologji / Përçahet “TOR Project”

Përçahet “TOR Project”

Kur nisi si projekt, TOR kishte si synim vetëm një gjë; t’u vinte në ndihmë dhe mbrojtje të gjithë atyre që dëshironin të lundronin anonimë në internet, pa u shqetësuar nga qeveritë, shoqëritë, agjencitë, grupet kriminale apo persona të ndryshëm.

Ideuar nga një grup të rinjsh vullnetarë, TOR (akronim i The Onion Router), nisi në vitin 2006. Në ditët e para gjeti pak hapësirë përdorimi, por sa më shumë ngrihej shqetësimi për sigurimin online, aq më shumë nisi të përhapej ky shfletues (broëser).

Por atë që nuk po e bën dot konkurrenca nga jashtë, po e bëjnë mosmarrëveshjet mes drejtuesve dhe punonjësve të këtij shërbimi. Këta të fundit njoftuan për një grevë 24 orëshe më 1 shtator për dy arsye.

Së pari ata kundërshtojnë pushimin nga puna të Jacob Appelbaum, një prej aktivistëve më të zëshëm të TOR dhe ruajtjes së privatësisë në internet dhe së dyti, idenë për të emëruar në këtë post një ish-agjent të CIA-s.

Deklarata që njofton grevën është bërë më 22 gusht përmes Pastebin dhe në pak ditë ka tejkaluar kufijtë e një deklarate të thjeshtë dhe është shndërruar në një notë proteste e mbështetur nga mijëra përdorues të shfletuesit.

TOR po gjen gjithnjë e më shumë përdorim në vendet me regjime autoritare apo ku liria e shprehjes është e kufizuar, si në Kinë për shembull, ku u vjen në ndihmë aktivistëve të të drejtave të njeriut, por edhe në SHBA, ku një vit më parë FBI u përpoq ta ndalonte përdorimin e këtij shfletuesi nëpër biblioteka, por rezistenca e këtyre të fundit bëri që të tërhiqej.  

Leave a Reply

Your email address will not be published.