Home / Teknologji / Lamtumirë kuzhinierëve dhe kamarierëve, restoranti ku punojnë robotët

Lamtumirë kuzhinierëve dhe kamarierëve, restoranti ku punojnë robotët

robot“Ime bijë më kërkoi të shpikja diçka. Asaj nuk i pëlqejnë punët e shtëpisë”. Kështu Song Yugang, pronar i një restoranti në Kunshan, të Kinës e ka mbushur sallën e kuzhinës dhe shërbimit plot me robotë. Dy presin klientët te dera, tre gatuajnë, ndërsa pjesa tjetër shërbejnë pjatat në tavolinë. Kostoja? Pesë mijë euro secili, ose thënë ndrushe baraz me rrogën vjetore të një punonjësi në vend. “Madje ata nuk sëmuren dhe as kërkojnë pushime. Dy orë karikim dhe garantojnë pesë orë shërbim”, thotë duke qeshur Yugang. Prej disa kohësh në Kinë po përdoren gjerësisht robotët si bashkëpunëtorë në punët e shtëpisë. Vitin e kaluar Kina kapërceu Japoninë, si vendi i parë në botë për përdorimin e robotëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: