Ekonomia

Sigurimi i automjetit: debat në distancë mes AMF dhe Kreut të Komisionit të Ekonomisë

Shtrenjtimi me 25% i policave te sigurimit per automjetet, ka hapur nje debat mes institucioneve vendimamrrese. Permes nje njoftimi per shtyp Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare ka theksuar tregu i sigurimeve eshte i liberalizuar dhe tarifat percaktohen nga vete kompanite e sigurimit.

AMF ka sqaruar se percakton vetem primin e riskut, thene ndryshe, cmimi nen te cilin nuk duhet te tregtohet nje police sigurimi, nje cmim qe llogaritet te mbuloje demet dhe qe aktualisht eshte rreth 100 euro.

Ne sqarimet e tij,autoriteti ka spjeguar gjithashtu se edhe ngritur sistemi per te aplikuar modelin bonus-malus te sigurimit te automjetit, duke theksuar se po punohet me rregulloret. Sistemi bonus-malus, parashikon vendosjen e cmimit ne baze te histrikut te drejtuesit te mjetit. Por si rritja e cmimit edhe qendrimi i AMF-se,  jane shoqeruar me nje reagim te forte nga ana e kreut te komisionit parlamentar te ekonomise dhe financave.
Erion Brace, ka theksuar se eshte teresisht e pajustifikuar vonesa e aplikimit te sistemit bonus-malus ne sigurime. Sipas tij, projekltigji duhej te kishte mberritur ne kuvend nje vit me pare. Ai veren se Komisioni i Ekonomise ka ne proces analize raportin e punes se AMF-se per vitin e 2015 e paralajmeron autoritetin se”mospermbushja e detyrimeve te vendosura ne rezolute nga kuvendi per afm,(pra dergimi i ligjit nje vit me pare) do te rendoje shume mbi institucionin

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button