BotaRajoni

Yıldırım- Borisov: Turqia dhe Bullgaria janë dy shtete të afërta në çdo kuptim

Kryeministri  turk Binali Yildirim, ka pritur sot kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov, me ç’rast ky i fundit ndodhet ne Turqi me rastin e inagurimit të  Urës “Yavuz Sultan Selim” që do ta lidhë pjesën aziatike me atë evropiane të Stambollit, ku në konferencën për shtyp Yildirim dhe Borisov vurë në pah marrëdhëniet e mira mes Turqisë dhe Bullgarisë,  raporton Anadolu Agency (AA). Konferenca të përbashkët me Kryeministrin bullgar Bojko Borisov është zhvilluar në zyrën kryeministrore Binali Yildirim në Dolmabahçe të Stambollit. Kryeministri i Turqisë ka vënë në dukje se homologu bullgar, Borisov, që nga momenti i parë i tentativës së puçit më 15 korrik ka treguar një mbështetje të hapur dhe të afërt si qeveri dhe shtet i Bullgarisë. Ai ka shprehur falënderimet për këtë mbështetje të hapur për popullin dhe demokracinë turke.

“Problemet me Bullgarinë i zgjidhin në një mënyrë apo tjetër, i kemi zgjidhur edhe në të kaluarën. Zgjidhja e problemit të refugjatëve mes nesh dhe Bullgarisë nuk nënkupton zgjidhjen e plotë të problemit. Evropa nuk ka shansin të shpëtojë nga ky kërcënim në këtë mënyrë. Sepse punët në rajon në Siri, në Irak sa vijnë e përkeqësohen. Ne për mos krijimin e valëve të reja në kufirin tonë jugorë kemi marrë disa masa. Po pastrojmë rajonin këtu nga DAESH-i dhe elementët e tjerë terroristë që njerëzit civilë të mos detyrohen të migrojnë përsëri nga shtëpitë dhe vendbanimet e tyre. Por ky problem ka nevojë që të shqyrtohet dhe të gjendet urgjentisht një zgjidhje gjithëpërfshirëse në nivel të BE-së. Këtë çështje e kemi biseduar gjerësisht me kryeministrin. Shpresoj që Bashkimi Evropian me këtë rast të kuptojë ndryshimin dhe të hedhë hapat e duhur”, u shpreh Yıldırım.

Ndër të tjera ai ka theksuar: “Si bashkatdhetarët tanë që jetojnë në  Bullgari ashtu edhe ato bullgarë që jetojnë në Turqi  janë si çimento mes nesh dhe Bullgarisë. Janë një prej qenieve më të rëndësishme që çojnë përpara zhvillimin e marrëdhënieve tona. Me kryeministrin kemi folur mënyrat për zhvillimin e marrëdhënieve në fushat si energji, kulturë, transport dhe turizëm. Ministritë tona përkatëse do të kenë punime të ngushta me njëra-tjetrën në lidhje me këto çështje. Shpreh falënderimet e mia për mikun tim Borisov i cili ndodhet bashkë me ne për ceremoninë e hapjes së urës më të gjatë të varur të botës ‘Yavuz Sultan Selim’ e cila do të lidhë Stambollin me lindjen e largët, me Ballkanin dhe Bullgarinë.”

Pas një pyetjeje në lidhje me kohën dhe mënyrën e sulmit të kryer në Qendrën e policisë në Cizre Yıldırım tha “Në orën 07:00 të mëngjesit ndaj qendrës së policisë në Cizre ka patur një sulm kamikaz me autobombë. Kemi të rënë dëshmorë dhe të plagosur. Kjo me padyshim që është një prej sulmeve të pabesa të organizatës terroriste separatiste PKK.”

“Me siguri kjo revistë jeton në një planet tjetër”

Në lidhje me analizën në revistën gjermane Der Spigel për operacionin “Mburoja Eufratit” Yıldırım ka shtuar: “Me siguri kjo revistë jeton në një planet tjetër, nuk është e informuar nga bota ose ndoshta po, ka zgjedhur për veten e sajë të bëjë lajme jo të vërteta madje gënjeshtra me bisht. Nëse nuk di asgjë atëherë të dëgjojë deklaratat e Zv/Presidentit amerikan, të dëgjojë deklaratat e autoriteteve të BE-së dhe të dëgjojë deklaratat e të gjitha vendeve në botë dhe të bëjë lajmin sipas kësaj. Në njërën anë do të bëni pretendime jo të vërteta se ‘Turqia është e dobët në luftën kundër DAESH-it’ dhe në anën tjetër pretendojnë se ‘po vriten kurdët‘ kur shpëtohen jetët e njerëzve të pafajshëm që rrezikohen nga DAESH-i, kjo nuk është e drejtë, kjo është tërësisht një gënjeshtër. Ushtria e Sirisë së Lirë atje është e zënë duke pastruar elementët e DAESH-it dhe duke dërguar nga kanë ardhur organizatat e tjera terroriste. Ndërsa ushtarët tanë po japin ndihmë logjistike ndaj tyre. Ushtarët tanë po vendosin sigurinë e kufijve tanë dhe po mbrojnë jetët dhe sigurinë e qytetarëve tanë që jetojnë në territoret e vendit tonë. Kjo është ajo çfarë po bën Turqia. Të gjitha lajmet dhe komentet jashtë këtyre janë të pakuptimtë.”

Ai ka theksuar se “Që nga fillimi ne sigurojmë integritetin territorial të Turqisë dhe Sirisë. Qëllimi i këtyre organizatave terroriste është të krijojnë separatizëm edhe në Turqi edhe në Siri dhe me mendjet e tyre të krijojnë të ashtuquajturin shtet. Janë pas një ëndrre që nuk do ta realizojnë kurrë këtë. Ne do të vazhdojmë operacionet tona deri kur të ofrohet 100 për qind siguri për kufijtë tanë dhe për jetën e pasurinë e qytetarëve tanë. Do të vazhdojmë këto operacione deri kur të largohen nga rajoni DAESH dhe elementët e tjerë terroristë.”

Pyetjes “A mendoni të nënshkruani një marrëveshje dypalëshe për çështjen e refugjatëve sirianë mes Turqisë dhe Bullgarisë?” Yıldırım u përgjigj: “Turqia dhe Bullgaria për problemin e refugjatëve kanë marrë një vendim për përpjekje bilaterale, për të punuar së bashku me qëllim pakësimin e këtij problemi që Bullgaria po përjeton. Edhe unë edhe kryeministri e kemi deklaruar pak më parë se pavarësisht nëse kjo marrëveshje do të kryhet me BE-në është vonuar, ne do të presim që kjo marrëveshje të plotësohet deri në muajin tetor. Sepse kjo është një detyrim ligjorë. Madje deri në këtë kohë do të intensifikojmë punimet mes nesh dhe Bullgarisë dhe do të tregojmë përpjekje që të hedhim hapa konkretë për zgjidhjen e këtij problemi që përjetohet këtu.”

Ndërsa Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, tha se në saje të operacionit “Mburoja e Eufratit” të cilin Forcat e Përbashkëta Speciale pranë Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe forcat ajrore të koalicionit e filluan në rajonin e Xharablusit në kufi me Sirinë kundër organizatës terroriste DAESH, është parandaluar një valë të mundshme prej dy milionë refugjatësh.

Në konferencën e përbashkët për media pas takimit kokë më kokë me Kryeministrin e Turqisë Binali Yıldırım, Borisov i shprehu ngushëllime popullit të Turqisë dhe veçanërisht familjeve të dëshmorëve me rastin e sulmit terrorist që ndodhi në Şırnak.

Duke theksuar se qëllimi i vizitës së tij në Turqi është pjesëmarrja në ceremoninë e hapjes së Urës “Yavuz Sultan Selim” që do ta lidhë pjesën aziatike me atë evropiane të Stambollit, Borisov i vuri në pah marrëdhëniet e mira mes Turqisë dhe Bullgarisë.

“Diskutuam hollësisht për çështjen e refugjatëve”

Borisov tha se me kryeministrin Yıldırım kanë diskutuar haptazi në lidhje me çdo çështje dhe se në kuadër të këtyre diskutimeve kanë biseduar hollësisht me praninë e hartave në lidhje me çështjen e refugjatëve. “Turqia deri më tani ka parandaluar 26 mijë kalime të jashtëligjshme në Evropë. E falënderoj të nderuarin Yıldırım dhe ishim në pajtueshmëri të plotë sa i përket çështjes së refugjatëve”, u shpreh Borisov. “Në saje të operacionit ‘Mburoja e Eufratit’ nga TSK dhe forcat ajrore të koalicionit në rajonin e Xharablusit në kufi me Sirinë kundër organizatës terroriste DAESH, është parandaluar një valë e mundshme prej dy milionë refugjatesh. Nëse merret parasysh popullsia prej tre milionë refugjatësh që veçmë gjenden në Turqi, Evropa duhet të bëjë një analizë serioze. Pyetja thelbësore që duhet parashtruar është se deri kur Turqia do të mund ta parandalojë këtë valë refugjatësh. Në këtë drejtim, Bullgaria dhe Greqia janë një nga vendet më të rrezikuara. Qëllimi thelbësor në këtë pikë është të arrihet marrëveshje e përbashkët me fqinjët. Solidarizimi është shumë i rëndësishëm dhe muajt në vijim do të jenë shumë të vështirë dhe dinamikë. Shpresoj që përmes një bashkëpunimi, edhe BE-ja, edhe Turqia të arrijnë të gjejnë zgjidhje dhe në këtë mënyrë përmes bashkëpunimit mund të dalim nga gjendja e vështirë në të cilën gjendemi. Marrëveshja e arritur në muajin mars mes BE-së dhe Turqisë natyrisht që zvogëlon valën e refugjatëve. Diplomatët tani më e kanë të patjetërsueshme të gjejnë zgjidhje. Të gjithë janë të vetëdijshëm se lufta nuk është e mirë dhe se në qoftë se nuk e zgjidhim këtë çështje, atëherë mundësia për shpërthim lufte është shumë e madhe. Ne asnjëherë nuk pranojmë se Bullgaria është tampon zonë mes Turqisë dhe Evropës”, u shpreh më tej Borisov.

“Jemi të detyruar t’i zbatojmë marrëveshjet”

Duke theksuar se refugjatët çdo ditë po ballafaqohen me vdekjen, Borisov u shpreh se janë të detyruar që si shtete ligjore t’i zbatojnë angazhimet dhe marrëveshjet e nënshkruara. Ai vuri në pah se edhe pse kanë disa mospajtime me Turqinë, ata gjithmonë janë në favor të asaj që këto të ndahen në mënyrë të hapur. Më tej, Borisov theksoi se Bullgaria dhe Turqia janë dy shtete të afërta në çdo kuptim. “Mekanizmi trepalësh “Bullgari-Greqi-Turqi është në funksion. Dua të theksoj se dëshirojmë t’i zgjidhim jo vetëm problemet tona, por edhe ato të shteteve të tjera”, tha Kryeministri bullgar Borisov, duke uruar që në Turqi dhe BE të dominojë siguria dhe stabiliteti. Në pyetjen se e kanë Bullgaria dhe Turqia punime të përbashkëta në drejtim të krizës së refugjatëve, Borisov uroi që BE-ja me vullnetin dhe forcën e mjaftueshme të arrijë në një zgjidhje që i mbron të gjitha shtetet. Duke vënë në pah se punimet nga afër mes dy shteteve do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe se do ta diskutojnë edhe hollësisht çështjen në fjalë, Borisov e shprehu dëshirën që të bëhen rregullime të përbashkëta kufitare me Turqinë.  Ai shtoi se marrëveshjet dypalëshe nuk do të jenë të mjaftueshme për gjetjen e zgjidhjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button