BotaRajoni

Në Stamboll hapet ura e “epiteteve të reja”, kushtoi 3 miliardë dollarë

“Ura më e gjerë në botë” Yavuz Sultan Selim e cila u ndërtua mbi Bosfor në Stamboll, është hapur sot me pjesëmarrjen e shumë liderëve nga Turqia dhe bota. Në ceremoninë e hapjes së Urës “Yavuz Sultan Selim” dhe autostradës dhe rrugëve lidhëse, krahas Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) İsmail Kahraman dhe Kryeministrit Binali Yıldırım, morën pjesë edhe shumë krerë shtetërorë të huaj, në mesin e të cilëve Mbreti i Bahrejnit Hamed bin Isa Al Halife, Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës Bakir Izetbegoviç, Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore Mustafa Akıncı, Presidenti i Bullgarisë Boyko Borisov, Kryetari i Provincës Penxhab të Pakistanit Shahbaz Sharif, Zv/Kryeministri i Serbisë Rasim Ljajiç dhe Ndihmës Kryeministri i Parë i Gjeorgjisë Dimitri Kumsisihvili.

Evropa dhe Azia do të bashkohen për herë të tretë

Ura e cila u ndërtua në kuadër të Projektit të Autostradës së Marmarasë Veriore, do t’i bashkojë për herë të tretë Azinë dhe Evropën. Ura “Yavuz Sultan Selim” do ta fitojë epitetin si ura më e gjerë në botë, ndërkohë që do të përfshihet në pjesën me gjatësi prej 148 kilometrash mes Odayeri dhe Paşaköy. Ura ka gjithsej dhjetë korsi për transport, edhe atë në të dy drejtimet do të ketë nga katër korsi për automjete, ndërsa në mes dy korsi hekurudhore.

Në të njëjtën kohë, ura do ta ketë cilësinë e të qenët ura e parë në botë me sistem hekurudhor në dyshemenë e njëjtë me automjetet. Me gjerësinë prej 59 metrash dhe lartësinë e shtyllave prej 322 metrash, ura do të thyejë rekord në këtë aspekt. Gjatësia e saj mes shtyllave do të jetë 1.408 metra, kurse gjatësia e përgjithshme 2.164 metra, karakteristikë kjo me të cilën ura do ta fitojë epitetin “ura pezull më e gjatë në botë mbi të cilën ka sistem hekurudhor”. Ndërtimi i Urës “Yavuz Sultan Selim” ka kushtuar tre miliardë dollarë, ndërkohë që për menaxhimin e saj do të kujdeset sektori privat. Në urë ka garancion administrativ për kalim trafiku “i barasvlefshëm me 135 mijë automobile”.

Me urën e re synohet që të eliminohen deficite ekonomike në vlerë totale prej një miliard e 785 milionë dollarësh në vit, edhe atë një miliard dollarë në energji, dhe 335 milionë dollarë në fuqi punëtore.

Çmimet për kalimin në urë do të jenë 9,90 lira për kalimin nga pjesa evropiane në atë aziatike, ndërkohë që çmimet për automjetet e rënda do të fillojnë nga 13,20 lira. Ndërkaq, kalimi nga pjesa aziatike në atë evropiane do të jetë pa pagesë. Çmimi për kalim në rrugët lidhëse është caktuar të jetë 0,24 lira për kilometër. Çmimet në fjalë do të vlejnë deri më 2 janar 2017.

Kalimi i automjeteve të rënda tani do të bëhet përmes Urës “Yavuz Sultan Selim”

Kjo urë, e cila u përfundua në periudhë prej 27 muajsh edhe pse ishte paraparë të zgjasë 36 muaj, do të jenë të detyruar ta përdorin automjetet e rënda, të cilët kalimin në pjesën e kundërt aktualisht e realizojnë përmes Urës “Fatih Sultan Mehmet”.

Po ashtu, janë përfunduar të gjitha rrugët lidhëse nga Odayeri deri në pikat pagesore në Mahutbey në pjesën evropiane. Nga ana tjetër, në pjesën aziatike do të jenë të mundura daljet dhe hyrjet nga Riva, Çamlık, Paşaköy ve Kurtköy.

Ndërkohë, janë filluar punimet për rrugën Kurtköy-Akyazı në gjatësi prej 169 kilometrash dhe Kınalı-Odayeri në gjatësi prej 88 kilometrash, të cilat së bashku me Urën “Yavuz Sultan Selim” janë pjesë e Projektit të Autostradës së Marmarasë Veriore. Autostradat që synohet të përfundohen në gjatësi totale prej 257 kilometrash dhe Autostrada e Marmarasë Veriore do të hapen tërësisht në fund të vitit 2018.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button