Bota

Tri ditë pas tërmetit, 278 të vdekur në Itali

Shpresat për të gjetur më shumë të mbijetuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë, u zhdukën të premten, me një numër të vdekurish që ka kapur numrin 278, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Kërkimet në disa zona të caktuara, kanë marrë fund.

Tri ditë pas tërmetit që tronditi zemrën e shtetit italian, ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet nëpër teren në qytetin Amatrice, që ka mbetur i shkatërruar nga fatkeqësia, mirëpo nuk kishte shenja jete nën gërmadha.

“Vetëm një mrekulli mund t’i sjellë në jetë miqtë tanë që ndodhen nën rrënoja, mirëpo në Amatrice po vazhdojmë të kërkojmë sepse ka shumë të zhdukur”, ka thënë kryetari i qytetit Sergi Pirozzi për reporterët, duke shtuar se ka rreth 15 persona, përfshirë edhe disa fëmijë, që nuk janë gjetur ende.

Italia planifikon që t’i varrosë rreth 40 viktima të shtunën në afërsi të qytetit Ascoli Piceno. Po ashtu, ajo ditë është shpallur ditë zie për të vdekurit nga tërmeti, nga ku kishte edhe një numër të huajsh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button