Home / Kosova / Kryeredaktori i RTK-së i përgjigjet Vetëvendosjes

Kryeredaktori i RTK-së i përgjigjet Vetëvendosjes

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu në një konferencë për media deklaroi se RTK i ka mohuar një intervistë kryetarit të këtij subjekti Visar Ymeri në emisionin Debat. Por Kryeredaktori i RTK-së, Xhymret veliu i është përgjigjur duke theksuar se në debate askush nuk sigurohet për prezencë në bazë të kërkesës së tyre.

“Nënkryetari Sejdiu tregoi se RTK i mohoi Ymerit paraqitjen në emisionin ‘Debat’ të Ridvan Berishës, ndonëse fillimisht kryeredaktori Xhymret Veliu ishte përgjigjur pozitivisht për zyrën e mediave të Vetëvendosje-s. Ai tha se kjo ishte ndërhyrje e menaxhmentit të RTK-së, që kishte marrë këtë vendim “për shkak të gjuhës kritike ndaj RTK-së nga ana e Vetëvendosje-s”.” tha Ymeri.

Por Kryeredaktori Xhymret Veliu i është përgjigjur VV-së duke shprehur “Lidhur me përmendjen e emrit tim sot nga një parti politike qartësoje se në punën time profesionale askënd nuk e siguroj për prezencë në bazë të kërkeses së tyre. Media profesionale parimisht bën ftesa për intervista, por edhe analizon kërkesa të cilave ju kthen përgjigje duke caktuar modalitetet në bazë të vlerësimeve editoriale. Këtë parim e ndjek si kryeredaktor në RTK, çdo interpretim apo pretendim tjetër në emrin tim s’ka të bëjë me të vërteten.

Leave a Reply

%d bloggers like this: