Politika

Zgjedhjet në Dibër, Kandidati i së majtës, Muharrem Rama takime në Peshkopi

Banorët e lagjes “Gjok Doçi”, ndër më të mëdhatë në qytetin e Peshkopisë janë njohur nga afër me platformën elektorale të kandidatit të së majtës Muharem Rama. Ai u prit me entuziazëm nga banorët ndërsa u ndal tek disa prej planeve të tij për zhvillimin urban të territorit të Bashkisë së Peshkopisë.

“Do të bëjmë rikonstruksionin e të gjitha fasadave të kësaj lagjeje. Do të bëjmë asfaltimin nga e para të të gjitha rrugëve të brendshme të qytetit të Peshkopisë në brendësi të lagjeve. Do të mund të vendosim ndriçimin e duhur dhe të krijojmë edhe mjediset e përshtatshme për fëmijët të cilët nuk kanë ku të luajnë. Do të krijojmë mjedise pushimi edhe për moshën e tretë që gjithashtu nuk e gjen sot një hapësirë”, u shpreh kandidati Rama.

Vëmendje të veçantë, Rama tha se do ti kushtohet edhe pastrimit të qytetit dhe përpunimit të mbetjeve. Programi elektoral i kandidatit Rama përfshin zhvillimin e infrastrukturës së qytetit ku përveç përfundimit të Bulevardit qëndror të qytetit dhe unazës së vogël do të mund të bëhet më pas edhe lidhja me unazën e madhe dhe rikonstruksioni i rrugicave të brendshme në lagje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button