Politika

Thellohet bashkëpunimi PS-PDIU, Rama leshon poste

Edi Rama po thellon më tej bashkëpunimin me Shpëtim Idrizin, duke i dhënë partisë së tij më shumë poste ne nivel drejtorësh në disa prej qyteteve kryesore të vendit. Gazeta “Shekulli” thotë se ende nuk dihet me saktësi sa është numri i drejtorive që Rama ka vendosur t’i japë Shpëtim Idrizit, por vihet re fakti se këto lëvizje pritet të shkaktojnë jo pak pakënaqësi në bazën e PS-së, anëtarët e së cilës nuk po gjejnë hapësirë në administratën publike.

Burime të gazetës thonë se këto poste i kalojnë PDIU mbi bazën e marrëveshjes që kanë dy partitë e koalicionit, duke përjashtuar mundësinë që të kenë lidhje me zgjedhjet e pjesshme në Dibër. “Shekulli” zbardh disa prej emërimeve, duke theksuar se këto lëvizje bëhen për shkak të afrimit të zgjedhjeve parlamentare.

Në Tiranë është emëruar Galip Taho, i njohur si përfaqësues i PDIU-së, në postin e drejtorit të në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve. Më herët në këtë detyrë ishte Gentian Daja nga PS.

Në spitalin rajonal të Fierit është emëruar Brunilda Camaj e PDIU në vend të Kreshnik Ternovës.

Në krye të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Sarandës është emëruar një tjetër përfaqësues i PDIU-së, pas largimit të Ana Shehut të PS.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button