Kronika

Skandali seksual në Sarandë, arrest me burg për Agron Canen

AGRON-CANE-320x212Gjykata e Sarandës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për Agron Canen, sekretar në zyrën e punësimit të deputetit socialist Koço Kokëdhima ne qytetin e Sarandes. Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj 62 vjeçarit, atë të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për sigurimin e një vendi pune dhe abuzim e ngacmim seksual ndaj të miturve.

Agron Cane u vu në pranga 3 ditë më parë pas denoncimit të një shtetaseje sipas të cilës personi në fjalë i kishte kërkuar seks me të bijën e mitur 14 vjeçare në këmbim të një vendin pune, gje te cilen ajo e provon edhe nepermjet nje videoje te regjistruar ne zyren e Canes.

Vetë 62 vjeçari nuk e ka pranuar akuzën duke deklaruar se nuk ka kërkuar seks me 14 vjeçaren, ndërsa avokati i tij ka thënë se sulmi ndaj Canes është i motivuar politikisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button