Home / Keshilla / Çfarë tregojnë dhëmbët për gjendjen e trupit tuaj?

Çfarë tregojnë dhëmbët për gjendjen e trupit tuaj?

teethTeksa dentistët “inspektojnë” gojën tuaj dhe ju pyesin se sa shpesh i pastroni dhëmbët me pe, ata nuk janë të interesuar vetëm për dhëmbët e dëmtuar, pasi goja tregon shumë për shëndetin në përgjithësi. Nuk është e rastësishme që dentistët të kërkojnë shenja të kancerit oral, kur ekzaminojnë gojën tuaj. Por ka edhe disa probleme shëndetësore të tjera më pak të rrezikshme, që goja i rrëfen.

“Nëse sytë janë dritarja e shpirtit, goja është dritarja e trupit”, thotë dr. Stuart Froum, president i Akademisë Amerikane të Periodontistëve, dentistë që përqendrohen te sëmundjet e indeve periodontale ose ndryshe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.

Problemet shëndetësore kanë më shumë gjasa të shfaqen te mishi i dhëmbëve dhe brenda gojës, më tepër se te dhëmbët vetë. Megjithatë, nëse nuk i kushtohet rëndësia e duhur gjendjes së mishit të dhëmbëve, problemet me dhëmbët mund të bëhen alarmante. Shumë shpesh njerëzit i injorojnë këto çështje.

“Shoh njerëz që vijnë çdo ditë me veshje të bukura, thonj të bërë, flokë të rregullt, ata janë shumë të interesuar për shëndetin, por kanë vite pa shkuar te një dentist”, thotë ai.

Rreth 50 për qind e të rriturve kanë një formë të sëmundjes së mishit të dhëmbëve, që mund të çojë në shkatërrim të dhëmbit apo në probleme të tjera shëndetësore.

Shtatë gjërat që një dentist mund të kuptojë duke parë gojën tuaj

  1. Nëse jeni shtatzënë. Të fryra të vogla dhe të skuqura në mishin e dhëmbit tregojnë nëse një femër është shtatzënë. Këto të fryra nuk janë të dëmshme, por lidhen me ndjeshmërinë e rritur të gojës, që do të thotë se disa femra kanë nevojë për kujdes shtesë kur janë shtatzëna. “Një herë i thashë një vajze që ishte shtatzënë, kur ajo akoma nuk e kishte kuptuar”, tregon dentisti.
  2. Të fryrat rozë janë shenjë e anemisë. Dr. Sally Cram, këshilltar pranë Lidhjes Amerikane Dentare, pohon se të fryrat rozë mund të tregojnë për anemi te personi që vizitohet. Kur njerëzit kanë mungesë hekuri, mishi i dhëmbëve të tyre e humb ngjyrën normale të kuqe dhe kthehet në rozë apo të bardhë.
  3. Ilaçet kundër depresionit gërryejnë dhëmbët. Antidepresivët shpesh thajnë lëngjet e gojës duke rritur gjasat e prishjes së dhëmbëve. Nëse këto ilaçe ndihmojë shërimin e depresionit, ato ulin nivelin e pështymës, që sillet si një agjent mbrojtës për dhëmbët. Dentistët që e vërejnë këtë problem mund të rekomandojnë spraj për të nxitur pështymën.
  4. Nëse jeni të stresuar apo në ankth. Froum thotë se gjatë provimeve të shkollës së mjekësisë, i vijnë shumë pacientë që ankohen për probleme me mishrat e dhëmbëve, duke iu shprehur se ngjarja i ka ndodhur në çastin më të keq. Ajo që ata nuk dinë, është fakti se çasti i tyre më i keq, e ka nxitur këtë problem. Për shkak se njerëzit e kanë bërë zakon të neglizhojnë kujdesin ndaj dhëmbëve, me rritjen e nivelit të stresit shfaqen edhe problemet.
  5. Infeksionet te dhëmbët dhe te mishi mes tyre, janë shpesh tregues të diabetit.Dentistët mund të jenë diagnostikuesit e parë të diabetit për shumë pacientë që mund të ankohen për infeksion apo dhembje. Një person që ka probleme me sheqerin në gjak, është akoma më i ekspozuar ndaj këtij fenomeni.
  6. Të fryrat e kuqe mund të jenë tregues të sëmundjeve të sistemit imunitar. Sëmundjet të cilat bëjnë që sistemi imunitar të jetë hiperaktiv dhe të shkatërrojë inde të mira, mund të dallohen edhe nga pikat e kuqe te mishi i dhëmbëve. Një rast i tillë është edhe ulcera.
  7. Sëmundjet e zemrës lidhen me problemet te mishrat e dhëmbëve. Personat që kanë probleme me mishin e dhëmbëve kanë më tepër gjasa të vuajnë nga problemet e zemrës. Kërkuesit mendojnë se kjo lidhje mund të jetë për shkak të problemeve me inflamacionin kronik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: