Kronika

Dhuna ndaj gazetares në Pogradec, arrestohen dy policët, ishin të dehur

Arrestohen dy punonjësit e policisë së Pogradecit, që u konfliktuan me grupin e xhirimit të ‘News24’.

Sapo është njoftuar për ngjarjen, drejtori i policisë së Qarkut Korçë, Ajet Zyberi ka pezulluar nga detyra të tre efektivët e patrullës së komisariatit Pogradecit, njëri drejtues i mjetit, tjetri inspektor, dhe kolegen e tyre vartëse. Për këtë të fundit u vendos edhe procedim disiplinor.

Një oficer policie, i cili pohoi se ishte në gjendje të dehur (e pohoi edhe kolegia e tij) tentoi ti thyente kamerën operatorit, ndërsa gazetaren Lediona Xheladinaj e tërhoqi zvarrë dhe tentoi ta fuste me dhunë në automjet.

Burime zyrtare nga policia pohuan se pasi bënë testin e alkoolit, dy punonjësit e policisë rezultuan se kishin konsumuar mbi normën e konsumit të alkoolit. Sakaq, drejtori i Policisë së Qarkut Korçë, Ajet Zyberi sapo është njohur me ngjarjen i ka telefonuar gazetares Xheladinaj, duke i kërkuar ndjesë, ndërsa i ka dhënë mbështetjen e tij institucionale

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button