Kronika

Tiranë, arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

Policia e Tiranës ka arrestuar pasditen e së dielës dy persona të cilët mbanin me vete armë pa leje.
Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit qarkullonin me një fuoristradë të hapur sportive dhe në momentin që janë ndaluar nga policia pranë Liceut artistik në Rrugën e Elbasanit, njëri prej tyre ka hedhur armën në tokë, veprim i cili është parë nga punonjësit e policisë që morën pjesë në këtë ndalim.
Policia bën të ditur se kishte marrë paraprakisht informacion që personat në fjalë qarkullonin të armatosur, pasi dyshohet se më parë kishin qëlluar në ajër në zonën e Lundrës.
Të dy personat janë shoqëruar në ambientet e policisë dhe po merren në pyetje në lidhje me motivet e mbajtjes së armës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button