Kronika

Zjarr në Finiq, rrezikohen 300 shtëpi

Një tjetër vatër zjarri është shtuar në vend dhe këtë herë në zonën e Finiqit në jug. Flakët janë duke rrezikuar rreth 300 shtëpi në këtë zonë. Forcat zjarrfikëse janë duke punuar për të shuar zjarrin. Edhe një helikopter privat po operon në zonë për të ndihmuar zjarrfikëset.

Në një komunikim telefonik në “News24”, kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi bëri të ditur se deri tani ndërhyrja ka qenë e efektshme, pasi zjarri nuk ka më intensitetin që kishte në orët e para.

“Zjarri është favorizuar nga era e fortë. Forcat zjarrfikëse janë duke punuar për të shuar zjarrin. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga vendet fqinje. Na ka ndihmuar helikopteri i ministrisë së mbrojtjes, kemi angazhuar edhe helikopter privat.”- deklaroi Prençi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button