Kronika

Plagosje me armë zjarri në Lezhë

Policia e Lezhës ka njoftuar se, rreth orës 01.20 të ditës së sotme, në lagjen e spitalit në Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale A.K., 31 vjeç, i cili është qëlluar gjatë kohës që po lëvizte me mjetin e tij afër banesës. 
Shtetasi A.K është dërguar në Qendrën e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas është me precedentë penalë të mëparshëm. Hetimet në lidhje me këtë ngjarje po zhvillohen në disa pista.
Janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje rreth kësaj ngjarjeje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button