Teknologji

Turizëm në Hënë

Vendet në dispozicion janë vetëm 8. Çmimi i biletës është tmerrësisht i kripur: 150 milionë dollarë vajtje-ardhje, por bëhet fjalë për një eksperiencë të rrallë. Një udhëtim hapësinor drejt Hënës.

Janë rusët ata që shprehen të gatshëm të nisin turistë drejt satelitit të vetëm të Tokës brenda vitit 2020. Dy shoqëri ruse të S.P. Korolev Rocket dhe Space Corporation Energia (Rsc) sqarojnë se për këtë qëllim do të përdoret një kapsulë e modifikuar hapësinore Soyuz.

“Jemi në fazën paraprake të projektimit të saj”, shpjegoi presidenti i njërës prej kompanive, Vladimir Solntsev, i cili në intervistën dhënë gazetës ruse “Izvestia” shpjegoi se po shqyrtohen 8 kandidatë të mundshëm për udhëtimin e parë. Mes tyre është një familje japoneze prej katër personash.

“Kur të kemi një numër të mirë prenotimesh, do të nisim me fazën e vërtetë operative”, shton ai.

Mes atyre që kanë shfaqur interes për rrugëtimin e jashtëzakonshëm është dhe regjisori James Cameron. Nuk është aspak çudi që njeriu i cili i solli publikut botëror filma si Titaniku dhe Avatari të jetë ndër të parët që do të ngjiten në anijen hapësinore drejt Hënës. Sektori i udhëtimeve turistike në kozmos po merr formë gjithmonë e më shumë e koha kur hapësirën do ta vizitojnë rëndom edhe njerëzit e thjeshtë mund të jetë më e afërt nga sa mendohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button