roze

Tendenca e re e Kendall Jenner

Harrojeni kurrizin e zhveshur, tashmë Kendall Jenner synon të ekspozojë pjesën ballore të saj.

Modelja u fotografua këtë mëngjes teksa shëtiste në Los Anxheles, më tepër e zhveshur se e veshur. Bukuroshja 20-vjeçare vishte një bluzë të zezë me gërmat e Metallica të hapur në maksimum.

Ajo e kishte kompletuar look-un e saj me një palë xhinse të kaltra dhe çizme lëkure të bardhë, pa harruar këtu syzet e mëdha të diellit dhe çantën e kuqe. Ndërkohë, flokët ajo i kishte lidhur bishtalec.

Sidoqoftë, ajo që bie në sy është tendenca e re e Kendall për të ekspozuar pjesën e parme të saj, gjë që e ka bërë edhe në raste të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button