Home / Teknologji / Microsoft teston ndryshimin e emërtimit të Interent Explorer në web

Microsoft teston ndryshimin e emërtimit të Interent Explorer në web

ie-48-560x350Microsoft është duke menduar për ndryshimin e emrit të Internet Explorer.

Në një “Ask me anything” chat në “Redit”, javën e kaluar, inxhinierë nga ekipi i ”Mie”, parashtruan një pyetje për shfletuesit e Web-it më famëkeq në botë.

Duke iu përgjigjur një pyetje “nëse Microsoft ka konsideruar ndonjëherë riemërtim dhe ndryshimin e emrit të Internet Explorer”, ekipi ka pranuar se kanë qenë të shumtë përdoruesit e internetit të cilët janë shprehur se kanë qenë pro ndryshimit të emërtimit, i cili ka ardhur si një sugjerim nga brenda , pra nga vetë përdoruesit.

Ideja e ndryshimit të emrit të Internet Explorer, ka lindur pikërisht nga përdoruesit e web-it, të cilët janë shprehur se janë të pakënaqur nga “IE” dhe realizimi i sondazhit ka ardhur pikërsisht nga perceptimet negative që reflektojnë përdoruesit lidhur më produktin në fjalë.

Ekipi ka pohuar gjithashtu se kohët e fundit, kjo ka qënë një ndër pyetjet më të debatuara nga mjaft njerëz online.

Microsoft (MSFT, Tech 30) po mendon seriozisht për të ndryshuar emërtimin e produkteve të cilat përcjellin perceptime negative, që reflektohen nga përdoruesit e web-it.

Kohët e fundit kanë ndodhur mjaft ndryshime produktesh dhe ndryshime emërtimesh si përshembull Windows Mobile, që është shndërruar në Windows phone, apo Hotmail në Outlook, e mjaft ndryshime të tjera, por asnjë nga këto ndryshime nuk ka influencuar aspak në impaktin e shitjeve apo rritjen e përdoruesve online.

Një emër i ri për Interent Explorer, ka të ngjarë që nuk do të infuencojë aspak apo nuk do të ndihmojë shumë, duke pasur parasysh edhe konstatimet e mësipërme.

Internet Explorer ka qenë në një trajektore në rënie për vite me radhë. Pjesa e saj e tregut të shfletuesit ra nën pragun e 50% në vitin 2010, dhe tani qëndron në rreth 21%, në bazë të përdorimit të shfletuesve sipas Trackes Stat Counter.

Google (google Tech30) Chrome është aktualisht lideri i shfletuesve online, i cili zë një pjesë të 45% të tregut.

Problemet e sigurisë dhe teknologjisë së vjetëruar, dhe lejimi i hackerave për të kontrolluar pc-në nëpërmjet Internet Explorer bug, ja kanë ulur mjaft reputacionin këtij të fundit, dhe ekipi i tij si dhe korporata po bëjnë të pamundurën për ta përmirësuar pikërisht reputacionin që ka midis përdoruesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.