Kronika

Mbyllja e tregut të uzinës Dinamo, tregtarët protestojnë, bllokojnë Unazën

uzinaVendimi për mbylljen e tregut pranë uzinës Dinamo, pasuar me marrjen e masave nga policia për ndalimin e futjes së furgonave dhe mjeteve të tjera me mall brenda ambienteve të këtij tregu është pasuar me kundërshtimin e tregtareve qe jane konfliktuar edhe me policine. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm ata janë tubuar para tregut ku kanë kërkuara anulimin e këtij përndryshe do të vijojne protestat.

Të irrituar për shkak të moslejimit të mallit që ata shesin brenda ambienteve të tregut dhe bllokimit te veprimtarise se tyre, tregtarët shprehen se janë taksapagues të rregullt dhe se askush nuk po u jep një shpjegim se ç’do të bëhet me ta.

Ndërkohë, rreth orës 09:50 të mëngjesit të sotëm tregtarët kanë bllokuar trafikun në rrugën e unazës, duke shkaktuar një rrëmujë të vërtetë. Në këtë situatë ka pasur edhe momente tensioni me policinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button