roze

Vdes “Uilli Uonka”

Në moshën 83-vjeçare është shuar nga jeta një nga aktorët më të dashur të ekranit, Gene Wilder. Protagonist i filmit “Uilli Uonka dhe fabrika e çokollatave”, ndërroi jetë nga një lloj tumori që prek sistemin limfatik.

Aktori komik ishte nominuar 2 herë për çmimin “Oscar” për rolin e tij tek filmat “The producers” dhe “Young Frankenstein”.

Bashkëpunetorët e tij më të ngushtë në karrierë kanë qenë regjisori dhe shkrimtari Mel Brooks, si dhe komediani Richard Pryor.

Edhe pse karriera e tij është e mbushur me debutime dhe filma, ai do të mbahet mend si një nga peronazhet më të dashur të “Uilli Uonka dhe fabrika e çokollatave”.

Xhirimet u realizuan në Mynih në vitin 1970 dhe prej tij janë nxjerrë miliona dollarë fitime. Shpesh i është dashur të bëjë role të vështira, dhe aktori ka rrëfyer se maskat që ndërronte në çdo film kanë ndikuar në jetën e tij.

“Unë nuk jam dhe kaq gazmor në jetën reale -ka rrëfyer Gene Wilder në një intervistë- por thjesht para kamerave ndonjëherë bëj për të qeshur”. Mediat flasin se aktori ka vuajtur edhe nga sëmundja e Alzheimerit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button