Teknologji

Karikuesi që mban në ajër celularin tuaj

E ndërsa teknologjia avancon, një problem madhor për shumë prej nesh mbetet bateria e telefonit dhe mënyra e karikimit të tij.

“OvRCharger”, mund të quhet pa frikë karikuesi i gjeneratës së re. Ky model ndërsa rimbush telefonin me bateri përmes valëve wireless, e mban në ajër dhe e rrotullon celularin.

Siç mund të dallohet edhe në video, sistemi është i përbërë nga dy elementë kryesorë – një bazë karikim prej druri dhe një kasë të veçantë e cila bën lidhjen me portën e karikimit në celular dhe një mangeti.

Interesant është fakti se në momentin që telefoni arrin 100%, karikimi do të ndalojë dhe celulari juaj do të vijojë të qëndrojë në ajër dhe po ashtu do vijojë rrotullimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button