Teknologji

Një sinjal nga alienët?

Astronomët e përfshirë në kërkimin e shenjave të inteligjencës jashtëtokësore, të njohur ndryshe si SETI, i kanë kthyer instrumentat e tyre nga një yll i ndodhur 94 vite-dritë larg Tokës, pas një sinjali të fuqishëm të diktuar nga një teleskop rus.

Një ekip ndërkombëtar kërkuesish po shqyrton me kujdes sinjalin radiofonik të mbërritur nga ylli “HD 164595”. Ajo çfarë e bën intrigues këtë rast është afërsia e sinjalit me një diell, si dhe fakti që është artificial, ndërsa forca e tij është mjaftueshëm e madhe sa për të lënë të kuptohet se mund të bëhet fjalë për një civilizim me aftësi që i kapërcejnë ato të njerëzimit, i tha CNN-it astronomi Douglas Vakoch.

Por sipas kreut të SETI-it, Seth Shostak, mund të mos jetë aspak ashtu.

“Nuk e di, unë kam një dyshim që e gjithë kjo mund të mos jetë gjë tjetër veçse interferencë tokësore”, tha Seth Shostak.

Pikërisht për këtë arsye, askush nuk nxitohet të dalë në përfundime, megjithatë rasti ia vlen të studiohet sipas shkencëtarëve. Paul Gilster i Fondacionit “Tau Zero”, i cili merret me kërkime ndëryjore, thotë se po të vërtetohet që sinjali është artificial, atëherë fuqia e tij tregon se ai vjen prej një civilimi të “tipit II” në shkallën “Kardashev”.

Astronomi sovjetik u përpoq të kategorizonte fazat e ndryshme teknologjike të një civilizimi. Njerëzimi aktualisht renditet në “tipin I” të kësaj shkalle, që i referohet një civizilimi, i cili arrin të shfrytëzojë energjinë e përftuar nga planeti i vet. “Tipi II”, nga ana tjetër, i takon atij lloj civilizimi, që e shfrytëzon të plotë energjinë masive të lëshuar prej diellit të tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button