Libri

Kadare donte të arratisej nga Praga kur ishte 26 vjeç

Tre libra shqip janë botuar së fundmi në serbisht, nga Shtëpia Bbotuese  “Samizdat B92” mes të cilëve dhe romani “Pallati i Ëndrrave” i shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Dy autorët e tjerë janë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me librin “Kurbani” dhe historiani nga Kosova Petrit Iamami, me librin “Serbët dhe shqiptarët gjatë shekujve”. Botimi i veprës së Kadaresë realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë, në një projekt të përbashkët për botimin e autorëve shqiptarë dhe serbë në gjuhët përkatëse.  Një prej shembujve më mbresëlënës të dukurisë kontradiktore të artistëve të mëdhenj që krijojnë në diktaturë është edhe Ismail Kadare (1936), shkrimtar shqiptar me famë botërore, kandidat shumëvjeçar për çmimin “Nobel“, shkruhet në tekstin shoqërues të romanit në serbisht. I botuar në shqip më vitin 1981 “Pallati i ëndrrave” është botuar nga shtëpia botuese beogradase “Samizdat B92”, nën përkthimin e Shkëlzen Maliqit. Kjo vepër flet në mënyrë alegorike mbi sistemin totalitar të Perandorisë Osmane, në të cilën madje edhe ëndërrat njerëzore janë nën kontroll, ndërsa për nga mënyra sesi Kadare evokon vizionin e tij për regjimin e Enver Hoxhës si një lloj skëterre, Maliqi e quan “Pallatin e ëndrrave” një kryevepër të vërtetë. Mbi vizionin e tij plot ankth të shpirtit të shtypur njerëzor, Kadare ka thënë: “Prej kohësh më ka tërhequr projeksioni i një vizioni të skëterrës. E dija se është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, pas atyre “arkitektëve”, të mëdhenj të deriatëhershëm, siç kanë qenë egjiptianët e vjetër anonimë, Homeri, Shën Augustini apo Danteja. Megjithatë, kur fillova të shkruaj “Pallatin e ëndrrave”, me një farë gëzimi, por njëkohësisht edhe shumë i tmerruar, e kuptova se po realizoj ëndrrën time: në tërë strukturën e romanit, si në një farë plani të dytë, ravijëzohet pamja e skëterrës. Sa më shumë mendoja për këtë, aq më shumë më bëhej e qartë se këtu bëhej fjalë për një farë mbretërie të vdekjes, të përbërë nga gjumi dhe ëndërrat tona, pra nga ajo ana tjetër e qenies sonë, e cila në mënyrë paralele dhe njëkohësisht jetonte ne…”.Duke luftuar diktaturën që nga viti 1960, nëpërmjet subversionit të teksteve letrare, edhe për kundër ndalimit të botimit, në një moment u zgjodh anëtar i parlamentit shqiptar. Ismail Kadare në fund kërkoi azil politik në Francë në vitin 1990. Por në parathënien në serbisht, Maliqi shpjegon se Kadare, e ka tentuar herët arratisjen nga Shqipëria, qoftë si mendim. Kur ishte djalosh i ri në moshën 26 vjeçare, për pak sa nuk u largua nga delegacioni i shkrimtarëve, i cili, gjatë udhëtimit, ndaloi në Pragë. Nga arratisja  do e ndalonte një detaj i realitetit letrar.

118 Palata snovaSepse dhoma në të cilën ishte vendosur për të fjetur ishte e zbukuruar me aq shumë detaje të realizimit socialist dhe aq e shëmtuar sa që ia ktheu mendjen nga arratisja, duke ia përforcuar njëkohësisht pështirosjen ndaj regjimit socialist shqiptar, të përbërë nga stërvitje ushtarake dhe shkatërrim i dinjitetit njerëzor. “Kur kam menduar më vonë se çfarë do të kishte ndodhur nëse atëherë do të ‘arratisesha’, konstatoja gjithë tmerr se asnjë prej romaneve të mia nuk do të ishte shkruar“, ka thënë ai në një rast. Për këtë, nënvizon Maliqi, Kadareja konkludon se diktatura dhe letërsia mund të ekzistojnë përkrah njëra-tjetrës vetëm si dy përbindësha që janë vazhdimisht në duel. Interesante është botimi në serbisht dhe i librit historik dyvëllimësh të Petrit Iamamit “Serbët dhe shqiptarët gjatë shekujve”, më saktë, në shqip dhe serbisht, më parë do të botohet versioni i plotësuar dhe i zgjeruar i vëllimit të parë të veprës, këtij studimi të gjerë historik, ndërsa deri në fund të vitit do të publikohet edhe pjesa e dytë, po ashtu në shqip dhe serbisht. Petrit Imami ka lindur në Prizren dhe është shkolluar në Beograd. Është diplomuar në Fakultetin e Dramaturgjisë dhe Arteve Filmike, ku punon edhe sot si profesor i skenarit filmik televiziv. Vitet e fundit i është përkushtuar kërkimeve në fushën e marrëdhënieve politike, ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në të kaluarën. Vepra e tij ndjek ngjarjet në Gadishullin Ballkanik që nga skizma e Madhe e vitit 1054 e deri në ditët e sotme. “Në shumë kërkime, shumica e shqiptarëve e akuzojnë Sllobodan Millosheviçin dhe regjimin e tij, dhe jo popullin serb, për të keqen e madhe që ndodhi në Kosovë, për të cilën kanë vuajtur dhe do të vuajnë akoma si serbët e Kosovës ashtu edhe shqiptarët”, thotë Imami në këtë libër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button