Politika

Rama dhe antarë të kabinetit inagurojnë stadiumin “Loro Boriçi”

Inagurimi i stadiumit të ri “Loro Boriçi” mblodhi shumë figura të politikës shqiptare në Shkodër. Të shumtë deputetët e maxhorancës dhe anëtarët e qeverisë. Nuk mund të mungonte në këtë ditë as kryeministri Edi Rama, dukshëm krenar që premtimin e bërë gjatë fushatës së vitit 2013 e bëri realitet. I shoqëruar nga drejtuesit e federatës dhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, kreu i qeverisë vizitoi impianitin e rikonstruktuar.

Por nëse stadium i ri është modern në brendësi, pjesa e jashtme dhe parkingu vazhdon të jetë shqetësues. Kjo nuk i ka pëlqyer syrit të kryeministrit që pas një shkëmbimi batutash ironike me kryebashkiaken Ademi, i kujtoi asaj se nuk do të merrte asnjë para nga qeveria derisa të prisheshin ndërtimet pa leje rreth stadiumit. Por për kryeministrin më i bukur dhe më modern do të jetë “Arena Kombëtare” që do të ndërtohet në Tiranë.

Stadiumi “Loro Boriçi” u inagurua, të mërkurën në mbrëmje, më 31 gusht 2014, në prag të ndeshjes miqësore me Marokun e cila përfundoi 0-0. Kjo ndeshje ishte test për ndeshjen e parë eliminatore me Maqedoninë që zhvillohet në stadiumin e ri “Loro Boriçi”, në Shkoder me 5 shtator 2016, në kuadër të botërorit, Rusi 2018.

Për rikostruksonit e stadiumit “Loro Boriçi”, u investuan 2.2 miliardë lekë. Stadiumi ka kapacitet mbi 16 mijë vende, pistë atletike e standardeve olimpike me 8 korsi, ambiente për mjekët dhe antidopingun dhe hyrja e sportdashësve është e automatizuar. Nën shkallët e tij ka ambiente për stërvitje të disiplina të tjera sportive, si atletika, mundja, boksi, ping-pongu etj.

Tribuna qendrore u rrafshua dhe u ndërtua e re. Ato defekte që ka stadiumi i Elbasanit, janë bërë përpjekje që  në Shkodër të eliminohen. Duke filluar që nga VIP-i që është shumë më i madh. Në Elbasan shkon diku te 250 persona,në Shkodër me  tafro 1000. Media në Elbasan është bashkë me tifozët, në Shkodër është e ndarë, ka marrë një kat të tërin më vete. Sipas ambienteve është një stadium i nivelit 5, por është kapaciteti ai që e ndan, pasi këto lloj stadiumesh duhet të kenë mbi 30.000 spektatorë. Në këtë stadium mund të zhvillohen të tëra aktivitetet e Champions League.

Në vitin 1913 në Shkodër përfaqësuesja shqiptare filloi aventurën e saj ndërkombëtare në një ndeshje miqësore asokohe me një garnizon ushtarak. Stadiumi i Shkodrës, qyteti të konsideruar si vendlindja e futbollit shqiptar, u inaugurua për herë të parë në vitin 1953 nën emrin e “Vojo Kushit”, një prej heronjve të Luftës Nacional Çlirimtare.Rikonstruksioni i mëvonshëm i viteve ’80 dhe në fillimin e atyre ’90, e pagëzoi këtë stadium me emrin e një prej legjendave të futbollit tonë, “Loro Boriçi”.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button