Home / Bota / Amerika / Trump: Për murin do të paguajë Meksika

Trump: Për murin do të paguajë Meksika

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka këmbëngulur se Meksika do të paguajë të gjithë ndërtimin e një muri në kufi.

Në një fjalim të mbajtur në Arizonë, Trump garantoi se muri ndarës do të ndërtohet dhe la të hapur mundësinë që miliona imigrantë ilegalë të kthehen në vendlindjet e tyre.

Disa orë më parë ai takoi presidentin Enrique Pena Nieto, por tha se nuk e kishte diskutuar financimin e ndërtimit të murit. Por, vetë presidenti meksikan tha se i kishte thënë Trumpit se Meksika nuk do të paguante.

Leave a Reply

%d bloggers like this: