Home / Arte / Teater / Drejtoresha e re e Teatrit të Operës dhe Baletit prezanton platformën

Drejtoresha e re e Teatrit të Operës dhe Baletit prezanton platformën

Zana Çela drejtoresha e re e Teatrit të Operas dhe Baletit, ka prezantuar dje në krah të ministres së Kulturës Mirela Kumbaro , platformën, për të drejtuar katër vitet e ardhshme Teatrin e Operas dhe Baletit. Duke e parë operën shqiptare në kontekstin e zhvillimeve globale, Çela tha se, gjithë filozofia e drejtimit të saj do të mbështetet në përgjigjen e tre pyetjeve që shqetësojnë operan sot kudo në botë siç janë: Cilat janë sfidat e operas sot në kushtet e globalizmit? Cilat janë risqet e operës apo si do të mbijetojë opera sot? Duke thënë se TKOB duhet të kthehet në një teatër kozmopolit, drejtoresha e re tha se, do të përfshijë gjithë artistët në një proces që do ta bëjë dinjitoze operan. Sfidat e Operas shqiptare ajo i ka parë nën kontekstin e sfidave globale. Duke parë se një nga kritikat që i bëhen operas në botë është dhe metodat e vjetra të menaxhimit ajo tha se do të punohet për të futur metoda të reja që do të sillnin dhe rritjen e audiencës. Kalendari artistik i institucionit është quajtur i rëndësishëm nga Çela e cila ka kërkuar ekselencë në ekzekutimin e tij. Një tjetër element i rëndësishëm është dhe marketingu, duke e çuar teatrin e operas dhe baletit edhe tek ata që nuk kanë pasur mundësi të shkojnë në oepra po kështu dhe dhënia më shumë hapësirë e talenteve të reja. Deri në fund të tetorit Teatri i Operas dhe Baletit do të vazhdojë me programin e plotë.

Çela u shpreh në hyrje të takimit me përfaqësuesit e Operas se kishte qenë një ndjekëse e rregullt e kalendarit artistik të këtij institucioni duke vlerësuar dhe punën e ish drejtorit Ilir Kerni. E pranishme në këtë prezantim, Ministrja e Kulturës Kumbaro tha se besonte tek platforma e drejtoreshës Çela. Sipas saj do të ketë së shpejti një prezantim publik i projektit të ndërtesës së re të re të Teatrit të Operas dhe Balelit  që së shpejti do ti nënshtrohet rikonstruktimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: