roze

Aktori amerikan akuzohet për dhunë në familje, rrezikon 3 vite burg

Pas ngritjes së akuzës për dhunë në familje nga autoritetet në Los Anxhelos, aktori amerikan Tom Sizemore rrezikon një dënim prej tre vitesh burg. Nëse gjykata bindet nga provat kundër tij, aktori mund ta marrë një dënim të mirë, thotë faqja TMZ.

Ylli i filmit “Black Hawk Doën” interpretoi dhe në të famshmin “Saving Private Ryan” përpara se të dënohej në 2003-shin për goditjen e ish të dashurës, Heidi Fleiss. 54-vjeçari akuzohet saktësisht për abuzim me partneren, keqtrajtim fizik dhe për lëshimin e kërcënimeve terroriste, që të gjitha këto të dënueshme, secila me deri në një vit heqje lirie.

I liruar nga burgu pas shlyerjes se një dorëzanie prej 50.000 dollarësh, Sizemore do të dalë përpara gjykatës në 15 shtator.

Identiteti i viktimës nuk është bërë publik, por raportet në media thonë bëhet fjalë për të dashurën e tij, shenjat e dhunës në trupin e së cilës kanë qenë mjaft të dukshme. Gruaja i ka rrëfyer policisë së aktori e kishte qëlluar në koke dhe në fytyrë pas një sherri banal.

Sizemore mund të kishte pasur një karrierë të qëndrueshme në kinematografi po të mos ishte për ngërçet e përsëritura me ligjin.

Për rrahjen e Fleissit 13 vjet më parë, ai u dënua me gjashtë muaj burg. Përgjatë këtyre viteve aktori është gjendur shpeshherë përpara dyerve të gjykatave, e ka hyrë e ka dalë nga qendrat e rehabilitimit për shkak të problemeve në drogën. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button