Amerika

Florida zhytet në ujë, mbërrin uragani Hermine

Uragani Hermine preku tokën në Floridën veriore, duke u bërë i pari që godet shtetin në 11 vjet. Hermine u përplas dhunshëm në gjirin e Floridës në orët e para të së premtes, si një uragan i kategorisë së parë, duke sjellë me vete një stuhi të fuqishme.

Guvernatori Rik Skot shpalli gjendjen e emergjencës në 51 konte, ndërsa banorët u paralajmëruan për një stuhi të rrezikshme. Siç bëri të ditur Qendra Kombëtare për Uraganët, shpejtësia e erës arriti 80 km në orë. Autoritetet në kryeqytetin e vendit Tallahassee thanë se të paktën 70 mijë banesa ishin pa energji elektrike.

Ekspertë të motit në qytet paralajmëruan mbi rrezikun e përmbytjeve të shpejta dhe u bënë thirrje banorëve të zhvendoseshin në zona të larta. Në jug të Tallahasse, qyteti i Cedar Key përjetoi një rritje të nivelit të detit me 2 metra. Imazhet e postuara në rrjetet sociale treguan përmbytje të konsiderueshme. Edhe pse zona goditet shpesh nga stuhitë e përmbytjet, nuk kishte parë një uragan për rreth 4 mijë ditë.

Vilma ishte uragani i fundit që goditi Floridën në tetor të vitit 2005. Ai preku tokën në të njëjtin vit me Katrinën, duke shkaktuar 5 të vdekur e 23 miliardë dollarë dëme. Guverantori i Floridës, Skot, e cilësoi Herminen si tepër të rrezikshëm dhe tha se 8 mijë pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Floridës do të mobilizoheshin për të ndihmuar gjatë stuhisë. Guvernatori urdhëroi evakuime në 5 konte në veriperëndim të vendit dhe kërkoi evakuime vullnetare në tre konte të tjera bregdetare.

Meteorologët parashikojnë se Hermine do të godasë gjithashtu edhe Xhorxhan e Karolinën Veriore dhe atë Jugore. Guvernatori i Xhorxhas, Natan Dill shpalli gjendjen e emergjencës për 56 konte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button