Kronika

Torovicë, RENEA kap të sëmurin mendor që vrau efektivin e FNSH-së

Pas rreth 5 orësh, forcat RENEA kanë mundur të kapin David Qosen, personin i cili gjatë ditës së sotme qëlloi për vdekje me automatik një efektiv të FNSH-së së Shkodrës, gjatë aksionit për ta neutralizuar atë.

Rreth orës 18:20 forcat RENEA të mbërritura nga Tiranë kanë ndërhyrë në banesën e autorit, i cili rezulton të jetë me probleme mendore, duke e arrestuar atë.

David Qosja kishte qëlluar me armë në ajër në zonën e Torovicës në Lezhë, e për këtë arsye forcat e Lezhës nisën aksionin për kapjen e tij por u përballën me breshëri të shtënash.

Qosja ishte izoluar në banesën e tij e prej andej qëllonte ndaj forcave të Policisë.  Ai u kap nga policia në katin e parë të banesës së tij, ku qëndronte i fshehur dhe i rrethuar nga RENEA prej disa orësh.

Në vendngjarje shkuan edhe drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato. Ata hartuan një plan për ndërhyrjen e forcave të RENEA-s të cilat u udhëhoqën në terren edhe nga Drejtori i FLO Niko Brahinaj dhe nga Komandanti i RENEA-s.

Në operacion u bashkuan edhe forcat e FNSH-së së Shkodrës, aty ku nga plumbat e lëshuar nga banesa humbi jetën efektivi Ardian Kodra.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button