Home / Politika / Berisha: Rama, ligje për të shkelur Kushtetutën. S’do ta lejojmë

Berisha: Rama, ligje për të shkelur Kushtetutën. S’do ta lejojmë

Ish-kryeministri Berisha është takuar në orët e mbrëmjes së sotme me kongresmenin amerikan Eliot Engel, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.
Në një prononcim për mediat në përfundim të takimit, Berisha ka bërë me dije se me Engel ka diskutuar për zgjedhjet, krimin dhe lidhjet e tij me kryeministrin dhe në mënyrë të veçantë për reformën në drejtësi.
“Shkurt dhe vetëm dy fjalë. Para të gjithë shqiptarëve ne faktuam se qëndruam të papërkulur e të pamposhtur për të mos lejuar kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Beteja dyvjeçare që u zhvillua u bë vetëm për të parandaluar kapjen e drejtësisë nga Rama. Edi Rama, atë që nuk arriti ta realizojë me Kushtetutë, sepse ne e bllokuam, tani mendon ta bëjë duke nxjerrë ligjet mbi nenet e Kushtetutës. Ai tani kërkon që ta zëvëndësojë Kushtetutën me ligje, por kjo nuk mund të ndodhë. Kjo ndodh vetëm në diktatura, për të mos ju dhënë shembuj konkret nga e shkuara, por vetëm në diktatura mund të imagjinohen gjëra të tilla. Kështu që ne qëndrojmë të palëkundur në mbrojtjen e parimeve që japin një drejtësi të pavarur”, ka thënë Berisha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: