Home / Rajoni / Greqia përfiton 246 milionë euro pas reformës në sektorin e medias audiovizive

Greqia përfiton 246 milionë euro pas reformës në sektorin e medias audiovizive

Greqia përfitoi sot 246 milionë euro gjatë ankandit për caktimin e kompetencave për katër televizione private, në kuadër të një reforme të gjerë në fushën e mediave audiovizuale për përmirësimin e këtij sektori mjaft të diskutueshëm.

Katër licencat të vlefshme për një afat 10-vjeçar të nxjerra në ankand u përfituan nga tre bisnezmenë në fushën e lundrimeve dhe një kontraktor, ky i fundit i konsideruar si një person i afërt i qeverisë së kryeministrit Aleksis Cipras.

Këto shitje publike shënojnë fundin e një reforme mjaft të dëshiruar nga ana e qeverisë së majtë të Aleksis Ciprasit për rritjen e moralit dhe racionalizimit të sektorit audiovizual, prej dekadash në duart e një grupi oligarkësh në një vakum ligjor dhe një paqartësie financiare deri më tani e toleruar nga klasa politike.

Por, ky spastrim është kundërshtuar fuqishëm nga opozita e djathtë, që akuzon qeverinë se po censuron mediat që mbajnë kryesisht një qëndrim armiqësor ndaj saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: