Kronika

Spaho- IBUKI: Vlerësohet mbështetja financiare e Japonisë ndaj vendit tonë

PD-IBUKI-525x350Partia Demokratike, përfaqësuar nga n/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Edmond Spaho dhe një grup deputetësh të PD-së u takuan sot me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Bunmei Ibuki dhe delegacionin që e shoqëron.

Spaho, gjatë takimit me z. Ibuki, shprehu keqardhjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur dje në një zonë të Japonisë, ku humbën jetën dhjetra vetë nga rrëshqitja e dheut, si dhe i ofroi ngushëllime të sinqerta familjeve të cilat humbën njerëzit e tyre të afërm.

Të dy palët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona në të gjitha nivelet, por veçanërisht ato politike dhe ekonomike, duke shprehur vendosmërinë për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

Spaho e falënderoi, z. Ibuki për ndihmën e madhe financiare prej rreth 400 milion $ të dhënë ndër vite Shqipërisë në formën e projekteve të ndryshme e veçanërisht në projektin e kanalizimeve të Tiranës prej rreth 100 milion $ i cili ka filluar të zbatohet me financimin e qeverisë japoneze ku përfitues do të jenë banorët e kryeqytetit përmes përmirësimit të cilësisë së jetës.

Po ashtu, Spaho shprehu vlerësimin për projektin tjetër të rëndësishëm për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane, i cili financohet nga qeveria japoneze ku është përfitues qyteti i Tiranës.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Bunmei Ibuki shprehu gatishmërinë e palës japoneze për të kontribuar në projekte të ngjashme në të ardhmen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button