Teknologji

“Falcon 9 u sabotua nga alienët”

Elon Musk deklaroi përmes Twitter-it se shpërthimi i raketës Falcon 9 nisi në pjesën e sipërme të depozitës së karburantit dhe se shkaqet mbeten ende të panjohura.

Por nëse për miliarderin amerikan të SpaceX janë të panjohura, konsipracionistët e kanë të qartë; Falcon 9 me në bord satelitin 200 milionë dollarësh të Mark Zuckerberg u hodh në erë nga një objekt i panjohur; alien.

Teorinë e tyre ata e mbështesin me analizimin në detaj të imazheve nga momenti i incidentit, ku thonë se një objekt misterioz është parë të fluturojë mbi raketën në kohën e shpërthimit. Kjo, sipas tyre, provon se misioni u sabotua nga një sulm ajror alien.

Në Youtube qarkullojnë disa video që “tregojnë objektin misterioz” duke fluturuar mbi platformën e lëshimit ku ishte vendosur Falcon 9. Në to, objekti i paidentifikuar fluturon para, gjatë dhe pas shpërthimit.

Sigurisht, teori të tillë do të vijojnë të qarkullojnë dhe zor se do të shuhen edhe pas daljes së deklaratës zyrtare të SpaceX mbi shkaqet e shpërthimit, deklaratë që pritet të bëhet në përfundim të hetimeve për rastin në fjalë.

Falcon 9 shpërtheu ditën e enjte, ndërsa sot (të shtunën) ishte parashikuar që të nisej drejt orbitës me satelitin Amos 9 të Facebook, satelit që do të siguronte internet për 14 vende të varfra në Afrikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button