Home / Presidenciale / Nishani: Reforma territoriale në interes të qytetarëve

Nishani: Reforma territoriale në interes të qytetarëve

bujuar-nishani-vila-31-11-511x350Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi sot një takim konsultues me përfaqësues të Shoqatës së Komunave të vendit lidhur me reformën e re administrativo-territoriale.
Gjatë takimit, Presidenti garantoi se mbështet plotësisht nismën e qeverisë për ndërmarrjen e kësaj reforme të rëndësishme, ndërsa shtoi se kryerja e saj duhet të bëhet në përputhje të plotë me interesat kombëtare, ato të qytetarëve dhe duhet të jetë një proces i mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Ky takim, theksoi Nishani, vjen si përgjigje e mjaft kërkesave dhe ankesave që kam marrë përgjatë këtyre kohëve nga grupe interesi, shoqata si dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe Shoqatës së Komunave në lidhje me reformën territoriale, por edhe sepse, përpara se Presidenti i Republikës të shprehet me dekret, për një çështje të tillë me rëndësi kombëtare, ishte i nevojshëm një takim konsultues.
Kreu i Shtetit shqiptar e quajti reformën administrativo-territoriale “një çështje madhore kombëtare, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët në çdo cep të Shqipërisë, tek interesat dhe problemet e tyre, tek zhvillimi i territorit dhe ai ekonomik, tek infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit, e që është e lidhur gjithashtu edhe me sigurinë kombëtare”.
takim me te zgjedhurit vendore - Nishani (6)Foto APresidenti Nishani theksoi se kryerja e kësaj reforme shumë të rëndësishme, e cila kërkon ekspertizë dhe profesionalizëm, i ngarkon me përgjegjësi historike të gjithë ata që qëlluan të jenë aktorë vendimmarrës në këtë moment të caktuar, duke shtuar se ka marrë me dhjetëra letra, peticione nga qytetarët ku shprehen ankesat, kërkesat dhe referimet e tyre lidhur me procesin që i parapriu hartimit të ligjit që pritet të shqyrtohet nga Kreu i Shtetit.
Presidenti Nishani, pasi i dëgjoi mendimet, propozimet si dhe pikëpamjet e ndryshme të pranishmëve, vuri në dukje se reforma në fjalë në radhë të parë duhet të harmonizojë interesat jetike të qytetarëve shqiptarë me ato të shtetit.
Përfaqësuesit e pushtetit vendor u siguruan nga Presidenti Nishani se do të shërbejë si një zë i fuqishëm për të përcjellë interesat publike dhe problemet e qytetarëve duke theksuar nevojën e krijimit të një imazhi të konsoliduar të shtetit shqiptar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: