Bota

G 20: Duhet të përmirësohet sistemi monetar dhe financiar ndërkombëtar

Presidenti i Kinës Xi Jinping në fjalën e hapjes së Samitit të G20-s, që nisi punimet në Hangzhou me temë ” Ndërtimi i një ekonomie inovative, të fuqishme, të ndërlidhura dhe gjithëpërfshirëse” paraqiti një propozim me 4 pika.

Ai theksoi rolin udhëheqës, marrjen e masave pragmatike, ndërtimin e një platforme bashkëpunimi dhe ndihmën reciproke të vendeve anëtare të G20-s, bazuar në frymën e partneritetit strategjik.

Kreu i Shtetit Xi nënvizoi se përballë sfidave aktuale, duhet të ndërtohet një ekonomi e hapur botërore, të promovohet tregtia dhe të liberalizohen investimet. “G20 duhet të përmbahet dhe të mos marrë masa të reja proteksioniste, të angazhohet për koordinimin e politikave të investimeve dhe bashkëpunimit si dhe të marrë masa efektive për të nxitur rritjen e tregtisë”, tha Xi.

Sipas presidentit të Kinës, G 20 duhet të përmirësojë sistemin monetar dhe financiar ndërkombëtar, të zgjedhë strukturën e qeverisjes së institucioneve financiare ndërkombëtare, për t’u dhënë një rol më të plotë FMN-së dhe Sistemit të Posaçëm të Tërheqjes Monetare (SDR).

“Ne duhet të përmirësojmë rrjetin global të sigurisë financiare, bashkëpunimin në fushën e rregullimit financiar, tatimet ndërkombëtare, luftën kundër korrupsionit, si dhe aftësinë për të ulur risqet në ekonominë botërore”, tha presidenti Xi Jinping.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button