Home / Politika / Fushata për Dibrën, kandidati i PS takim me gra e vajza

Fushata për Dibrën, kandidati i PS takim me gra e vajza

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Muharem Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qytetit të Peshkopisë.

Në këtë aktivitet ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij Brunilda, kryetarja e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka dhe deputetja Blerina Gjylameti.

Duke u ndalur tek kandidatura e së majtës për Bashkinë e Dibrës, Xhaçka tha se Rama është alternativa më e mirë që ofrohet para zgjedhësve.

“Ne si gra kemi zgjedhur për të mbështetur kandidatin më të mirë të mundshëm, i cili me punën dhe veprën e tij të një jete të tërë e ka treguar se është njeri i punës, i sakrificës, i përkushtimit, ndaj grave, ndaj fëmijëve dhe ndaj njerëzve në nevojë”, u shpreh Xhaçka.

Nga ana e tij, kandidati Rama shprehu gjithashtu bindjen se me mbështetjen e grave dhe vajzave të Dibrës, fitorja do të jetë më e lehtë për t’u arritur në votimet e kësaj fundjave.

“Me gjithë këtë mbështetje që më keni dhënë ju sot, si motra e si nëna, unë shikoj sot këtu fillimin e fitores për gjithë Bashkinë e Dibrës. Me forcën tuaj, fitorja është e sigurtë”, u shpreh kandidati Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: