Politika

Dibër, 200 socialistë i bashkohen PD; Basha: Të ndajmë qytetin nga bandat

Rreth 200 socialistë dibranë kanë vendosur t’i bashkohen sot Partisë Demokratike. Vendimi është bërë i ditur në një takim të organizuar në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, ku i ftuar ishte dhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Duke shprehur zhgënjimin e madh për partinë e tyre, braktisjen dhe mashtrimin ata kanë grisur në mënyrë simbolike teserat e PS.

“Edi Rama i ka harruar socialistët. Ata enden rrugëve të papunë, pa bukë, ndërsa pasurohen vetëm një grusht njerëzish”, ka deklaruar njëri prej tyre.

Të ndodhur në prag të zgjedhjeve për pushtetin lokal, ish-socialistët janë shprehur se kryetari i bashkisë është një person shumë i rëndësishëm për jetesën në komunitet, ndaj dhe Sherefedin Shehu është për ta personi i duhur si ekonomist dhe administrator.

Ndërsa Basha, në fjalën e tij ka theksuar se, “mes aleancës me një tufë horrash dhe banditësh për të ardhur në pushtet, PD do të zgjedhë gjithmonë aleancën me shqiptarët e ndershëm dhe socialistët e ndershëm”.

“Sot na bashkon një hall i madh që ka kapur jo vetëm degën e socialistëve të Dibrës, por anembanë Shqipërinë. Sepse një grusht njerëzish, jo sicialistët, vendosin kush do punësohet, kush merr tenderat, kush merr pasuritë e shqiptarëve”, ka deklaruar Basha.

Ai ka akuzuar edhe kandidatin e majtë për Dibrën, i cili sipas tij “nuk është kandidat i PS, por i një allishverishi që dorëzon me letra 50 për qind të pushtetit”.

“Dhe nesër do jetë 60, 70% derisa ta marrin në dorë bandat kriminale. Qindra socialistë na kanë çuar mesazhe ku na bëjnë me dije se do të bashkohen si shqiptarë rreth kandidaturës së Sherefedin Shehut, për t’i dhënë Dibrës menaxherin e duhur dhë për të mos e lënë në dorë të bandave”, ka vijuar Basha.

Ai është shprehur se, “politika që e trajton Shqipërinë si plaçkë për ta ndarë me një grusht banditësh dhe kriminelësh nuk është rruga e shqiptarëve”.

“Sot ju zgjodhët të mos heshtni por të flisni me zë të lartë për t’iu bashkuar një kauze të drejtë që nuk është as e majtë as e djathtë, por është kauza për kthimin e Dibrës dibranëve dhe kjo me kryebashkiak Sherefedin Shehun”, ka shtuar Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button