ParlamentarePolitika

Çfarë bëjnë deputetët shqiptarë? Në 7 muaj vetëm 19 ligje!

Një raport i Institutit të Studimeve Politike mbi “monitorimin e institucionit të parlamentit” zbulon se në 7 muaj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë miratuar vetëm 19 ligje. Janë më pak se 3 ligje në muaj. Cilësia e tyre është çështje tjetër, pasi janë jo të pakta rastet e kthimit mbrapsht nga Presidenti apo të rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese.

Por për këdo që ndjek aktivitetet parlamentare, numri i ligjeve të miratuara kuptohet që është i pakët, tregues i një pune të dobët.

Tregues po ashtu i volumit të punës që kryejnë deputetetët e kuvendit, për të cilët nga buxheti i shtetit paguhen 420 milionë lekë të reja apo 4.2 miliardë të vjetra (250 milionë rroga dhe 170 milionë shpërblime).

Se sa janë lodhur në këto 7 muaj deputetët e tregon edhe një tjetër e dhënë: 70 % e 19 ligjeve, pra 13 ligje, janë akte që lidhen me funskione ratifikuese, me ndërhyrje në axhendën parlamentare, me mandatet e përbërjen e komisioneve parlamentare dhe akte të tjera rutinë në punën e parlamentit, thuhet në raportin e ISP.

Mungesën e rolit aktiv të deputetëve që marrin 4.2 miliardë paga në vit për të miratuar ligje që përmirësojnë jetën e shqiptarëve, e tregon edhe fakti se “asnjë grup parlamentar nuk ka pretendime dhe as propozime për axhendë tjetër parlamentar”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button