Sporti

Trajneri i Finlandës: Kosova është një ekip shumë i rrezikshëm

Hans Backe ka lavdëruar Kosovën.

Trajneri i Finlandës, Hans Backe ka lavdëruar paraqitjen e ekipit të Kosovës.

Ai e ka cilësuar Përfaqësueses e Kosovës si një ekip shumë të guximshëm, e të rrezikshëm.

Kosova mori një pikë si mysafirë i Finlandës në ndeshjen e parë historike të saj për kualifikimet në Botërorin ‘Rusia 2018’.

“Kosova ishte shumë e gjallë, me plot energji. Ajo mund të vraponte për 90 minuta. Ky është një ekip shumë i guximshëm dhe shumë i rrezikshëm”, ka deklaruar Backe pas takimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button