Teknologji

Google heq dorë nga Project Ara

Google ka njoftuar pezullimin pa afat të Project Ara, një projekt që do të mundësonte përzgjedhjen e pjesëve dhe ndërtimin e një telefoni sipas dëshirës së njerëzve.

Kompania prezantoi me shumë bujë në 2013 këtë projekt dhe në muajin maj të këtij viti tha se këtë vjeshtë do të hidhtë në treg pjesët e para.

Por me gjasa, diçka nuk ka shkuar sipas planeve të gjigantit teknologjik amerikan. Në njoftimin zyrtar të kompanisë thuhet thjeshtë ‘shtyrja’ pa afat e këtij projekti, pa dhënë argumentimin se përse.

Reuters raporton se projekti është braktisur përkohësisht për t’u përqendruar tek telefonat, tabletet dhe shërbimet që ofron aktualisht kompania në tregun e telefonave inteligjentë.

Project Ara nisi në gjirin e Motorolas kur kjo kompani u ble nga Google, e cila e shiti sërish më vonë, ndërsa projektin premtoi ta zhvillonte vetë. Ideja ishte që klientët “ta ndërtonin vetë” telefonin e tyre sipas preferencave, duke përfshirë këtu ekranin, kamerat madje dhe procesorin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button