Home / Sporti / Balaj na “bekon” sërish, Shqipëria fiton 2-1 ndaj Maqedonisë

Balaj na “bekon” sërish, Shqipëria fiton 2-1 ndaj Maqedonisë

Shqipëri mori tre pikët e para në kualifikueset e Botërorit 2018, pasi Bekim Balaj shënoi në minutat e mbetura për t’i dhënë kuqezinjve edhe fitoren e parë. Pas një goditje dënimi, Memushaj dha një top të bukur në zonë dhe Balaj e devijoi me kokë drejt portës.

Momente frike në “Loro Boriçi” kur Maqedonia rrezikon vetëm pak minuta pas pësimit, por Berisha tregohet i jashtëzakonshëm, ndërsa pretendimet e miqve për një 11-metërsh nuk u dëgjuan nga gjyqtari.

Armando Sadiku mund të shënonte edhe golin e tretë pas një kundërsulmi të shpejtë të tanëve, por gjuajtja e sulmuesit përfundoi fare pranë shtyllës së majtë.

Kështu Shqipëria fiton sfidën e parë dhe e nis me këmbën e djathtë këto kualifikuese, falë golave të Sadikut dhe Balajt.

Leave a Reply

%d bloggers like this: