Sporti

Sadiku: Më shumë iu gëzova golit të Balajt

Armando Sadiku, autori i golit të vetëm të Shqipërisë në kampionatin Europian dhe autor i golit të parë në ndeshjen ndaj Maqedonisë, është shprehur pas takimit në “Loro Boriçi”, se më shumë është gëzuar për golin e dytë të shënuar nga Balaj se për golin e tij.
“Jam në formë të mirë. Kam luajtur disa ndeshje me ekipin dhe jam mirë fizikisht. Jam i lumtur me golin që shënova dje, por sot u gëzova më shumë sepse ishte goli i tre pikëve. Ishte gol më i rëndësishëm se goli im. Ne po bëjmë punë të mirë, jemi të bashkuar”, ka thënë Sadiku pas ndeshjes.
Sulmuesi tha se lojtarët ishin pak të stresuar për situatën e krijuar në këtë ndeshje.
“Kishim pak stres për shkak të situatës që u krijua. Dje kemi pasur ndeshjen nën kontroll dhe nuk donim të humbnim tre pikë pasi luajtëm në shtëpi”, shtoi ai.

Related Articles

Nje koment

  1. Balaj eshte shenjt paralajmerues per c’ka do te ndodhe .Beri golin me Portugaline dhe u kualifikuam, beri golin e fitores dhe jep shenjen e mbaresise ne keto eleminatore.Urime Balajt dhe shokeve te tij,Urim special per De Biazin trajnerin e madh dhe te perkushtuar te Kombetares.O sa mire me qen shqiptar o hej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button