Home / Qeveritare / Rama: Të enjten në konferencë për shtyp, fton qytetarët ta pyesin në rrjetet sociale

Rama: Të enjten në konferencë për shtyp, fton qytetarët ta pyesin në rrjetet sociale

Kryeministri-Edi-Rama1-546x350Kryeministri Edi Rama do t’i përgjigjet nesër të gjitha pyetjeve të çdo qytetari në një konferencë për shtyp, që do të zhvillohet njëherësh në televizione, Twitter dhe Facebook.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka lajmëruar zhvillimin e kësaj konference ditën e enjte, në datën 21 gusht, në orën 12.00. “Dërgoni çdo pyetje që keni me hashtag #PyetKryeministrin”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ky komunikim i kryeministrit me mediat dhe qytetarët i paraprin çeljes të sezonit të ri politik në vend, që pritet të shoqërohet me sfida të rëndësishme në rrugën e reformave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.